Shaqir Cërvadiku, i njohuri dhe i pëlqyeri gjithandej , është këngëtari që për vite ka ruajtur këngën shqipe dhe e ka kultivuar atë, shkruan Kosovarja .

Ai , që nga fillimi i karrierës , erdhi me shumë këngë që gjetën një dëgjueshmëri të madhe tek fansat e muzikës popullore kudo që flitet shqip.

Shaqiri që numëron plot vite në skenë dhe gjithmonë u shfaq në formën më të mirë, atij para pak vitesh, i ndodhi një ngjarje e rëndë që do të lëkundte edhe dëshirën e tij për këndim.

Është kjo, vdekja e gruas së tij që la një dhimbje të madhe te ai dhe tri vajzat që la pas. Megjithatë, “Shaqa , siç e thotë edhe vet – Çka vjen prej Zotit duhet të pajtohemi , dhe nuk u dorëzua . Jeta i ka edhe lindjet , edhe vdekjet…e thotë ai në një intervistë për Kosovaren .

Ju kujtojmë, se këngëtari i mirënjohur nuk u martua më asnjëherë dhe për të ndjerën dedikoi edhe një elegji , por as këngën nuk e ndali , e që skenës sonë e popullit vazhdoi t’ i dhuroi këngë – hite si asnjëri . Vlen të përmendim : ‘ shkova kah nuk shkova’ , ‘ moj e mira bregut Cemit’ , ‘ Shqipërinë e dua se jam shqiptar’ , ‘ Shqip dhqip kuq e zi’, ‘ Nuk është jeta 1000 vjet’ e shumë tjera te cilat janë hite dhe sot këndohen nga shumë këngëtarë nëpër dasma e ahengje të ndryshme .

Dihet, se fotografite janë ato që pas humbjes së një personi mbesin kujtime dhe shuhet dhimbja në to.

E një foto nga rinia e tyre u gjend edhe në arkivin e Kosovares, e që dëshmon për sharmin femëror që kishte gruaja e tij, e cila padyshim ka ndikuar që Shaqa të mos martohet më.

Për këtë rast , Kosovarja veç fotos ju afron edhe këngën – elegji që Shaqa ia ka kushtuar bashkëshortes së tij/ Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË