Në familjen e këngëtarit të mirënjohur të muzikës popullore, Shaqir Cërvadiku, këto ditë kishte festë.

Këngëtari i mirënjohur e martoi djalin, Valtonin dhe ata u munduan maksimalisht që gjithçka të duket bukur. Ani pse dasma u mbajt larg mediave me dëshirën e familjes, posaçërisht çiftit, këngëtari publikoi imazhe të bukura nga dasma madhështore.

Përmes një postimi në Facebook, Cërvadiku falënderoi të gjithë të pranishmit që me prezencën e tyre i dhanë madhështi këtij ahengu familjar.

“Falenderoj nga zemra gjithë mysafirët-miqët,kolegët,shokët e familjarët që madheshtuan dasmën e familjes sonë- martesen e djalit tim Valtonit me Dianën para disa ditësh.Dasma ka qenë private dhe jo mediatike pasi ishte deshirë e qiftit të ri të bëhët vetëm për miqët e familjarët dhe unë kam mirëpritë vendimin e tyre.”, shkroi ndër tjerash këngëtari i mirënjohur.

MUND TË JU PËLQEJNË