Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore, Shaqir Cërvadiku sot u befasua nga djemtë e tij. Këngëtari bëri të ditur se fëmijët i bënë atij dhe bashkëshortes së tij të ndjerë një befasi të jashtëzakonshme.

Shaqiri përmes facebookut tregoi se në një fshat shumë të varfër në Kamboxha, ku njerëzit vuajnë për ujë, fondacioni europian”Water vell project” ka hapur dhe ndërtuar një bunar, i cili dje u emërua “Shaqir & Hatixhe”.

“Sot nji befasi jashtëzakonshme nga fëmijët e mij për mue dhe bashkëshortën e ndjerë Hatixhen. Në nji fshat shumë të varfër në Kamboxha(Kambodia) në Azi ku njerzit jetojnë në kasolla e në varfëri ekstreme të uritur per bukë e sidomos vuajnë për ujë ku ka thatësi të madhe dhe njerzëve u duhen disa kilometra të udhëtojnë për të kerkue ujë për pije e pastrim.

Në at vend ku ujë ka vlerën e jetës fëmijët e mij përmes nji fondacioni europian”Water vell project”kanë ndërtue nji bunar( pus të ujit) në nji fshat e ku uji mund gjendet shumë thellë nën tokë. At bunar e kanë emërtue me emrin tim dhe bashkëshortës së ndjerë Hatixhes të cilin e kanë përurue dje fondacioni.”, shkroi sot këngëtari krahas imazheve të publikuara. Sipas Cërvadikut, humaniteti nuk njeh kufinj dhe as racë. “Ishte nji gjest human që tregon se humaniteti njerzor nuk njeh as kufi e as racë njerëzore sepse të gjithë jemi krijesa të madhit Zot.

Faleminderit pafund fëmijëve të mij që me dhuruen lot gëzimi me këtë humanitet njerëzor.”, shtoi më tutje këngëtari në facebook. Kujtojmë që projekti i fundit i Shaqir Cërvadikut është “Princi e Princesha”, i publikuar në muajin korrik./21Media

 

MUND TË JU PËLQEJNË