Përmes një postimi, Emina ka treguar se si po e feston ditëlindjen.

Emina Çunmulaj me këtë datë feston ditëlindjen, ajo sot mbushi plot 35 vjet jetë.

Modelja ka pranuar urime të shumta për ditëlindje, disa prej të cilave i bëri publike në llogarinë e saj në Instagram.

Madje, përmes një fotografie, ajo tregoi se si po e feston ditëlindjen, duke publikuar një foto nga shtrati bashkë me burrin dhe dy vajzat.

“Duke festuar 35 në asnjë mënyrë tjetër nuk do të festoja ️ Faleminderit Zotit për gjithçka më keni bekuar mua, por mbi të gjitha faleminderit për familjen time të shëndetshme”, ka shkruar ajo.

MUND TË JU PËLQEJNË