Emina Çunmulaj është njëra nga modelet më të suksesshme shqiptare, e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Ajo tashmë ka ndërtuar jetën e saj dhe gëzon një jetë mjaft të lumtur pranë bashkëshortit të saj izraelit, Sam Nazarian dhe dy vajzave (Ella dhe Mia).

E njëjta është mjaft aktive në rrjetet sociale, teksa ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Megjithatë, së fundmi ajo ka kujtuar nënën e saj të ndjerë, e cila është ndarë nga jeta gjashtë vite më parë. Edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë, ajo çdo ditë e më shumë ndjen mungesë të madhe për të ëmën dhe këtë e ka shprehur përmes një postimi të publikuar në InstaStory.

“Thjesht mësova ta vazhdoj jetën pa ty, nuk e di si. Ndonjëherë mendoj sikur je thjesht në një vend tjetër të botës dhe do të të shoh së shpejti. Herë të tjera dëgjoj zërin tënd në regjistrime dhe mendoj se je sërish diku dhe do të të takoj sërish. Por ndonjëherë thjesht qaj sepse e di që s’do të mundem të të përqafoj më dhe ti s’do t’i takosh kurrë vajzat e mia, tek të cilat të shoh shpesh ty”.

“Ndonjëherë ndjej se ti je kudo përreth meje dhe oh, sa do të doja të më shikoje! E di që do të ishe krenare se sa nënë e mirë jam për vajzat e mia. E kam mësuar gjithçka nga ty. Më mungon kaq shumë mami! S’më besohet që kanë kaluar 6 vite, duket sikur ndodhi dje”, ka shkruar mes të tjerash modelja Çunmulaj.

MUND TË JU PËLQEJNË