Është vështirë të gjesh një artiste të lindur dhe të rrallë sikur Gili.

Jo më kot ka fituar disa nga këto epitete: e bukur, e talentuar, e kërkuar e ndjekur dhe e dashur për secilën gjeneratë, shkruan Kosovarja.

Gili, që nga fillimi i rrugëtimit të saj në muzikë ka qenë kështu, kurse modestia dhe thjeshtësia e saj e kanë bërë shumë më të afruar tek një pjesë e madhe e audiencës.

Kjo sepse gjithmonë ka ditur si të vijë dhe të prezantohet tek secila moshë, gjë që ka ndikuar ta adhurojnë dhe ta duan për atë që është.

E, kur jemi te prezantimet, të gjithë i mbajmë në mend fustanet dhe frizurat që ajo gjithmonë ka zgjedhur për vete, dhe jo rastësisht ka rezultuar gjithnjë e veçantë dhe e dalluar.

Në fakt, edhe sot vazhdon kështu, sepse në trupin e saj mund të shohim gjithçka që jo vetëm pëlqehet por edhe i shkon çka do që vesh dhe eksperimenton.

Nga të gjitha ngjyrat që ia kemi parë të veshur deri tani, doli se ngjyra vjollcë i shkon më së miri, dhe këtë askush nuk e dëshmon më shumë se kjo fotografi. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË