Ish i dashuri i Morena Tarakut, Sasha Sobhani ka disa javë që po qëndron në Tiranë.Miliarderi, emri i të cilit po lakohet shpesh në mediat rozë ka festuar 30 vjetorin e lindjes në njërin nga klubet e Tiranës.Ai ka publikuar pamje të ndryshme kur ora shënoi 00:00.

Ka qenë Dafina Zeqiri ajo që ka performuar mbrëmë aty ku Sasha po festonte ditëlindjen, e ai nuk ka hezituar të publikojë video gjatë perfomancës së saj, duke e etiketuar atë në postimin e saj.

Sasha njihet për jetën luksoze që bën, duke qenë se është dhe djali i ish ambasadorit të Iranit në Venezuelë, Ahmed Sobhani i cili njihet për lidhjet me ish presidentin e Venezuelës, Hugo Chavez.Makina luksoze, jetë tejet luksoze janë ato që shohim çdo ditë në llogaritë e tij.

MUND TË JU PËLQEJNË