Kur flitet për çiftet e lumtura të estradës, padyshim që ndër të parët radhitet Ilir Berani dhe Gili. Çifti shumë i dashur për publikun kanë kaluar mbi 30 vite jetë bashkë, shkruan “Kosovarja”.

Ata kanë një jetë të lumtur bashkëshortore dhe janë prindër të mrekullueshëm të dy djemve, të cilët i shohim shpesh në imazhe të ndryshme.

Gili përveç si këngëtare e talentuar dhe shumë e suksesshme njihet edhe si femër e bukur dhe me stil.

Pamja e saj u ripërtri edhe pas humbjes së kilogramëve që po e bëjnë të duket si vajze e re.

Imazhe të shumta këngëtarja po ndanë me ndjekësit në rrjetet sociale nga mbrëmjet e ndryshme muzikore dhe ahengjet familjare, pasi dihet se është shumë e angazhuar në ketë periudhë.

E përveç si shoqëruesin më të mirë të jetës, Gilin e shoqëron Iliri edhe në angazhimet e saj gjatë dasmave e ahengjeve ku kengëtarja është prezente.

Sigurisht meritor për sukseset e këngëtarës është kontributi dhe mbështetja e vazhdueshme që ia ka dhënë Iliri./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË