Sot në emisionin “Diçka po Zihet” ishte i ftuar këngëtari i njohur Gjiko.

Reperi ekskluzivisht për emisionin zbuloi pesë fotografitë e pa publikuara më parë.

Gjatë zbulimit të fotografive, artisti tregoi edhe historitë që përcjellin imazhet e shkrepura.

Gjatë komentimit të fotografive, reperi i njohur nga Peja tha që dita më e bukur në jetë ishte ajo kur është bërë baba, e ku në ekran u shfaqë një selfie e bukur me bashkëshorten, e cila ishte duke mbajtur djalin në duar.

Gjatë komentimit të imazhit të bukur, në ditën kur ka lindur djali, Gjiko tregoi se pse ia kanë vendosur djalit emrin Zëri.

Gjiko shpjegoi se emri i djalit të tij nuk e ka kuptimin e zërit, si zë, si tingull, por tha se gjithmonë duhet të lëshohet zëri për çkado dhe për të thënë mendimin.

“Me kanë i vendosur, atë që e mendon, atë me thonë, kështu që lsho zanin djali jem, thuje atë që duhet. Mos me kon kurrë i përkulun, mos me kon kurrë ndër dikënd. Se fuqia e fjalës është fuqia ma e madhe që e kem”, tha Gjiko, shkruan rtv21.tv

Sa i përket emrit të djalit, Gjiko tregoi që ideaja e parë ka qenë që djalit t’i vendoset emri Zë, por tha që për shkak të trajtave kanë vendosur t’ia vendosin emrin Zëri. Ai shtoi se në realitet djalin e thërrasin Zë. “Është Zë Gjikolli”, u shpreh më tutje reperi i njohur.

Reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi janë martuar më 21 shtator të vitit 2018, ndërsa janë bërë prindër të Zërit më 20 shkurt të këtij viti.

MUND TË JU PËLQEJNË