Publiku po e pret të rikthehet në skenë, e përkundër paralajmërimeve Elita akoma nuk ka ndonjë projekt konkret.

Pavarësisht largësisë nga ekrani, ajo po qëndron afër publikut me aktivitetin e shtuar në rrjetet sociale, shkruan “Kosovarja”.

Është kryesisht jeta e saj private, ajo për të cilën flitet e komentohet nga ndjekësit e shumtë që i përcjellin aktivitetet e saj.

Elita dallohet për stilin dhe elegancën e saj që e shfaq në secilën paraqitje para publike.

Veç kësaj marrëdhënia me bashkëshortin Gjiko dhe lindja e djalit të tyre Zëri janë ndër arsyet që përflitet shpesh në mediat rozë.

Çifti gëzojnë jetë të lumtur dhe janë prindër të përgjegjshëm e shumë të dashur për djalin e vetëm të tyre.

Elita është edhe një profesioniste sa i përket makeup-it, ku gjithmonë e shohim të rregulluar në detaje.

Ajo madje grimin nuk e kursen as kur është duke pushuar. Së fundi bukuroshen e shohim të shtrirë duke bërë selfie, ku vëmendje merr grimi i saj i rëndë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË