Data e veçantë 14 shkurti u festua në mënyra të ndryshme nga fytyrat publike .

Dita e të dashuruarve bëri që çiftet t’a surprizojnë njëri-tjetrin me dhurata e befasi të shumta, shkruan “Kosovarja”.

Moderatoren Elita Rudi dhe reperin Gjiko, ky Shën Valentin i gjeti më ndryshe. Për herë të parë ata po festojnë si tre anëtarë, bashkë me djalin e tyre Zërin.

Çifti më mirë se çdokush e di kuptimin e dashurisë së vërtetë, pasi çdoherë kanë shpërndarë mes vete dedikime e fjalë romantike.

Ata sot festuan në Itali, konkretisht në Verona, ku nga atje kanë ndarë imazhe të bukura për publikun. Të mrekullueshëm./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË