Dje pati festë në shtëpinë e dy protagonistëve mjaft të përfolur në botën e showbizit.

Reperi Gjiko dhe Elita Rudi festuan ditëlindjen e parë të djalit të tyre Zërit, meqë rast organizuan një festë madhështore ashtu edhe siç pritej, shkruan “Kosovarja”.

Natyrisht që në evente të tilla nuk ka se si të mungojnë edhe familja e ngushtë.

Prezent janë parë edhe prindërit e Gjikos, madje nëna e tij Lirija shpesh ka qenë pjesë e mediave rozë.

Ajo dhe Elita ndajnë raporte të mrekullueshme si vjehërr e re, e mbrëmë iu kishte hije të ndiznin bashkë atmosferën për gëzimin e parë në familjen e tyre.

Shikojeni se sa bukur po vallëzojnë re e vjehërr./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË