Sot po bëhen plotësisht një vit që kur reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi u bënë prindër për herë të parë.

Çifti i njohur zgjedhën një emër të veçantë për djalin e tyre , kështu ata e pagëzuan me emrin ‘Zëri’ emër që tërheqi vëmendje të madhe mediatike, shkruan “Kosovarja”.

Natyrisht që të bërit prind për herë të parë ndikon shumë në jetën e një çifti, jo rastësisht thuhet se fëmija është kuptimi i jetës e arsyeja e ekzistencës së prindërve.

E me rastin e ditëlindjeve, për të uruar fëmijët e sidomos në ditëlindjen e tyre të parë fjalët janë shumë të varfra pasi që prindërit fokusohet tek veprimet dhe shprehja e dashurisë në forma tjera.

“Urime ditlindjen shpirt i shpirtit

Dashuria ndaj femijes tend eshte e vetmja her qe ti e kupton qe fjalet jane shume te vogla dhe s’kane vlere te madhe per te shprehur dashurine qe ndjen mbrenda vetes!! Te don nana dhe babi sa me ska!!
E paq shendeti e dashurine gjithe jeten!
Urime Zëri jone♥️”, me pak fjalë e shumë domethënie kështu Elita uron Zërin e saj.

Se çfarë feste do të organizojnë Gjiko dhe Elita për të vëtmin e tyre mbetet të presim orëve në vazhdim, por padyshim duke pasë parasysh se është gëzimi i tyre i parë me siguri do jetë diçka madhështore./Kosovarja/

https://www.instagram.com/tv/B8yXVTTlGAZ/?utm_source=ig_web_copy_link

MUND TË JU PËLQEJNË