Jemi mësuar që vetëm femrat t’i shohim të rregulluara në detaje dhe çdoherë pothuajse meshkujt kanë qenë ata të cilët është dashur t’i presin bashkëshortet e tyre deri sa të bëhen gati për të dalë.

Por, tashmë jemi në vitin 2020-të dhe gjërat kanë ndryshuar.Edhe meshkujt janë ata të cilët janë duke i kushtuar shumë rëndësi dukjes së tyre dhe nuk bëhet fjalë vetëm te higjena por edhe detajet tjera.

Siç e cekëm më lartë, jemi në vitin 2020-të dhe mundësia për t’u dukur bukur ka arritur kulmin e saj, vetëm se shtrohet pyetja a dëshiron?

Metodat kirurgjike, tani janë bërë trend jo vetëm në vende të huaja por edhe tek ne. Në këtë rast, këtyre ndërhyrjeve nuk u kanë shpëtuar artistët tanë të shumtë, si nga Kosova ashtu dhe nga Shqipëria.

Fytyra të njohura publike duke përfshirë edhe politikanë kanë shtuar dozë të bukurisë në pamjen e tyre, pavarësisht moshës.

Anëtari i AAK-së (Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës), Daut Haradinaj ka bërë një ndryshim të vogël në pamjen e tij duke mbjellur flokët. Arsyeja se pse ai ka zgjedhur ta bëjë këtë nuk dihet, por pasi që mundësitë për të përmirësuar veten janë të shumta në ditët e sotme, atëherë pse të mos shfrytëzohet ajo.

Haradinaj pas ndërhyrjes estetike

Haradinaj para ndërhyrjes estetike

Krahas këtyre politikanëve kemi edhe këngëtarë, gazetarë, aktorë të cilët kanë bërë këtë zgjedhje për mbjellje flokësh. Kur flasim për artistë, mund të përmendim këngëtarin nga Presheva, Arian Agushin që njihet me nofkën e tij artistike si Gold AG. Ka muaj që ai ka ndryshuar dukjen e tij edhe pse i ri në moshë, 34 vjeçar, Goldi ka mbjellur flokët. Për dallim nga të tjerët që edhe e mohojnë, Goldi e ka bërë publike duke publikuar video në rrjete sociale gjatë procedurës së mbjelljes.

Gold AG, para dhe pas mbjelljes së flokëve.

Përveç Goldit është edhe reperi nga Peja, Asdren Gjikolli i njohur me nofkën si Gjiko. Në fillimet e karrierës së tij më siguri e mbani mend Gjikon me një kapelë në kokë gjatë gjithë kohës, po ashtu edhe në videoklipe. Për shembull, në projektin muzikor ‘Je shku’ Gjiko nuk e heq kapelën nga koka, por tani gjithçka ka ndryshuar me mburrje tregon flokët.

Gjiko para mbjelljes së flokëve.

Gjiko, pas mbjelljes së flokëve.

Aktori, Vedat Osmani ka mbjellur flokët duke i ndjekur hapat e këtyre personazheve të përmendura më lartë. Vedati, ka kryer trajtimin në Turqi.

Vedat Osmani para dhe pas mbjelljes së flokëve.

MUND TË JU PËLQEJNË