Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pasi u kap nga kamerat duke tymosur duhan brenda ambienteve të Kuvendit.

Haradinaj e pranon se pirja e duhanit është një shprehi e keqe por thotë se në atë vend tymoset duhani nga të gjithë deputetët.

‘’E di që është shprehi e keqe pirja e duhanit, por aty është ambienti ku e ndezin të gjithë duhanpirësit në Kuvend.’’, shkruan ai.

Gjithsesi ai kërkon falje për pakujdesinë.

‘’Megjithatë, është pakujdesi e imja dhe kërkoj falje.’’, shton ai.

MUND TË JU PËLQEJNË