Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka folur sot për veprimet e VV-së.Ai ka thënë se VV ka bërë mirë që ka ndryshuar, por se kanë gabuar që e kanë mashtruar popullin.Haradinaj foli duke replikuar me deputetët e pushtetit aktual.

“Me i dëgju vjerëshat e disa deputetëve, shumë mirë po tingëllojnë… Por po filloj te demarkacioni. Demarkacionin e kemi kundërshtu bashkë dhe kemi arrite me nxjerrë një marrëveshje mes dy presidentëve, që specifikon korrigjimin e kufirit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit”, ka thënë Haradinaj.

“Pikërisht, e kemi shkarkuar një komision, e kemi emëruar një komision të ri dhe z. Shpejtim Bulliqi, deputetin e VV-së, e kemi emëru kryetar të këtij komisioni, që është i miratuar në Kuvendin e Kosovës dhe është obligim ligjor për t’u zbatuar ai ligj. Pra nuk jeni shoqëri civile, NGO, por jeni në parlament dhe jeni në krye të qeverisë”, ka shtuar ai.

“Sa i përket ndryshimeve, keni ndryshu në flamur, keni ndryshu në himn, keni ndryshu në kërkimfalje ndaj Serbisë – keni thënë se nuk ulemi pa të, jeni ulë, keni ndryshu qëndrim në Listën Srpska, i thoshit çetnike, nuk janë bash çetnike tash, keni ndryshu në Isa Mustafën, e keni quajte Putin, shpiun e tradhtar, tash profa burrë i mirë”, ka thënë mes tjerash Haradinaj.

MUND TË JU PËLQEJNË