Shefi i GP të AAK Daut Haradinaj ka thënë në Kuvend se qeveria e drejtuar nga Albin Kurti as nuk e ka hequr taskën e as nuk ka vendosur reciprocitet.

“Për taksën ai nuk ka folur me shtetin mik të Kosovës (SHBA) por me ata që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës (Josef Borrel)”, ka thënë Haradinaj.

I menjëhreshëm ka qenë reagimi i kryeminsitrit Kurti i cili ka akzuuar AAK se sikur qysh ka hequr dorë nag demarkacioni me Mali ne Zi kështu do të heqnin dorë edhe nga tarifa 100 për qind.

“Unë besoj se juve ju mbetet merak që të heqni taksën ju siç keni bërë edhe me demarkacionin me Malin e Zi jeni mësuar me heq dorë nga bajraktarizmi…”, ka thënë Kurti.

“ Demarkacioni demarkcaioni dhe fund e heqet dorë nga bajraktari tash tarifa tarfia jeni mësuar me heq odrë nag cdo gjë’, ka thënë ai.Pas kësaj, Haradinaj ka kërkuar kundër replikë por Vjosa Osmani nuk ia ka dhënë fjalën.

MUND TË JU PËLQEJNË