fbpx

Kryeministër ora policore po na merr në qafë – njerëzit po infektohen nga daljet euforike

nga Revista Kosovarja

Në Kosovë ka shkuar në 81 numri i personave të prekur me Covid 19. Vetëm sot janë shënuar 15 raste të reja.

Për më pak se dy javë, numri i të prekurve është rritur frikshëm dhe tendenca që ky numër të shkoj më tej, është e madhe.

Situata po agravon më shumë pas vendimit të Qeverisë për orë policore, pasi kufizimi i detyrueshëm duket që po prodhon njëfarë nxitje euforike për të dalë në orët e lejuara, shkruan “Kosovarja”.

Kjo, po vërëhet dukshëm në të gjitha qendrat e Kosovës, ku pas orës 16:00, numri i qytetarëve dhe veturave në rrugë është tejet i madh për situatën në të cilën jemi.

Ndonëse idea e orës policore u mendua si zgjidhje e favorshme për të prevenuar, efekti në këtë rast është bumerang.

Sot, i pari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë këtë thirrje që mos të ketë lëvizje kaq të shumtë mes orës 16:00-20:00

“Po ashtu, ftesë për nivelin qendror që të rikonsiderohet orari me dy periudha të restriksioneve sepse po duket se po krijon dritare të tollovive nëpër markete. Më mirë do të ishte të kemi një periudhë të ndërprerjes gjatë 24 orëve, prej pasdites/mbremjes deri në mëngjes”, ka shkruar Ahmeti në faqen e tij në Facebook.

Në njoftimin e fundit të IKSHPK-së, ndër tjerash, thuhet edhe kjo:

“Në Prishtinë po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes. Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve! Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet!”.

Mos harroni: Virusi nuk ka këmbë, ato po ja japim ne!


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]