Mimoza Kusari-Lila nga LVV në seancën e mocionit ka thënë se sot Kosova do të hyj në histori për shkak të mbledhjes së deputetit për mocion në kohë të koronavirusit

Kusari-Lila ka thënë se asnjë qeveri pas Pavarësisë së Kosovës nuk ka mbajtur mandatin deri në fund.

Ajo shtoi se koalicion nuk mund të qëndroj me zor.

“Sot zyratrisht si Parlament kemi me hy në histori, dhe po ju garantoj se do t’i shihni foto në mediume botërore.

Jeni i vetëmi shtet në botë që mbledhni për mosbesim.

Në vende tjera ju zgjatet mandate qeverisë vetëm të luftoj koronavirusin.

I vetmi vend sot që nuk tregona asnjë argument për shtet formim është Republika e Kosovës dhe deputet e saj të inicuar nga LDK-ja.

Asnjë qeveri pas Pavarësisë së Kosovës nuk ka mbajtur mandatin deri në fund.

Nuk mundet me ndejtë koalicioni me zor. Kjo seancë është gjithçka tjetër përveq normales.

E kemi mocionin e inicuar duke thënë se nuk po munden me u merr vesh me Kurtin.

Kjo është qeveria e parë që muna më ka jep ndjenjën e shtetit dhe të krenarisë.

Mos u mshefni pas asaj që ka qenë tepër e dukshme. Sot po ndahet e reja me të vjetrën.

Sot jemi me maska por kurrë më të zhveshur se kemi pasur personalitetin.

Sot jemi lakuriq në atë e çfarë njerzit po përballohen”, ka thënë ajo./IndeksOnline/

MUND TË JU PËLQEJNË