Gjiko po vazhdon punën vullnetare në Shqipëri.
Shumë prej artistëve kanë ndërprerë çdo aktivitet të planifikuar dhe janë bërë bashkë me qytetarët e tjerë për t’i dalë në ndihmë banorëve në Shqipëri
Një prej tyre është edhe reperi Gjiko, i cili është duke i ndihmuar bashkë me një ekip të prekurit nga tërmeti.
Së fundi, ai ka publikuar një video, në të cilën shihet teksa po ia mbathte këpucat një burri.