Stina e verës i gjen artistët tanë jo vetëm në pushime verore por edhe të angazhuar me aktivitete muzikore, shkruan “Kosovarja”.

Ngjashëm po ndodh edhe me biondinën tonë të parë të estradës Gilin, e cila ndryshe njihet edhe me emrin artistik si “Xixëllonja”, që i mbeti nga hiti i saj i paharruar me po këtë emër.

Ajo është e martuar me kompozitorin e njohur Ilir Beranin që nga viti 1990, ku prej vitesh i kanë rezistuar kohës.

Gili shquhet si ndër ato këngëtare që e ka gjet recetën jo vetëm të bukurisë por edhe të mos plakjes.

Ajo kujdeset mjaft mirë për veten e saj. Madje, 52 vjeçarja kohët e fundit ka qenë mjaft e përfolur në mediat rozë për shkak të një ndryshimi që ka bërë në fizikun e saj duke përdorur një recetë për dobësim.

E së fundi Gili i vë në pah format trupore në një fustan leopard e që po duket për mrekulli./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË