Gili e ka vendos të jetë gjatë në krye të mediave rozë.

Kujdesi i madh që po i kushton pamjes fizike dhe ndyshimet e njëpasnjëshme, kanë bërë që të jetë ndër femrat më të komentuar të showbizit, shkruan “Kosovarja”.

E ka sjellë punën deri në pikën ku me trupin e saj ‘peshk’ të krahasohet me femrat më të bukura shqiptare.

Pavarësisht moshës, karrierës së gjatë dhe faktit që është nënë e dy fëmijëve tashmë të rritur, Gili po ruan me kujdes format e saj trupore dhe bukurinë që e ka karakterizuar gjithmonë.

E krahas këtyre ajo gëzon një simpati dhe dashuri të madhe të publikut, nga të cilët ajo merr vullnet dhe forcë për të sjellur projekte të jashtëzakonshme.

Madje ka edhe të tillë që shpesh i bëjnë dhurata dhe shprehin dëshirën që të takohen live me këngëtarën.

Së fundi ajo ka marr një dhuratë të veçantë nga fansat e saj të cilët e kanë pikturuar në fletë portretin e saj. Këtë dhuratë e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, duke thënë se ndihet falenderuese./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË