Sezoni i verës njihet ndër shqiptarë si sezoni i dasmave, shkruan “Kosovarja”.

Në trevat shqiptare dasmat bëhen nga më të ndryshme, me tradita të shumta si në organizime poashtu edhe në veshje.

Është interesante se si ka aq shumë karakteristika që e dallojnë rajonin prej rajoni brenda një territori të vogël.

E këtyre organizimeve familjare u japin hijeshinë dhe atmosferën këngëtarët që thirren për të kënduar.

Është këngëtarja jonë e njohur Gili që dje e ka shijuar atmosferën në një dasmë në Kërçovë, ku përveç tjerash me disa imazhe për publikun ka sjellur kulturën e këtij vendi të Maqedonisë.

Gili në këto fotografi vjen në mes nuseve me veshje interesante të mbuluara me aksesorë të ndryshëm e dukat./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË