Shumë femra të estradës kemi që menaxhohen nga bashkëshortët e tyre, duke qenë ata mbështetja më e madhe dhe më e fortë për to.

Kanë pasur fatin të iu prijë kjo siguri, andaj gjithmonë janë shfaqur dhe kanë udhëtuar pa pikë frike apo shqetësimi, shkruan Kosovarja.

Ndër këto këngëtare është padyshim edhe këngëtarja e mirënjohur Gili, e cila qysh nga fillimi i karrierës së saj është përcjellë nga bashkëshorti i saj Iliri.

 

Iliri i shkruan tekste, i kompozon këngë, e shoqëron në mbrëmje, dasma e ahengje familjare, të cilat nuk janë ta pakta.

Ata i shohim kudo bashkë, qoftë në udhëtime, në prezantime, në televizion, e ngado që iu kërkon puna dhe profesioni.

Nga postimet e saj në rrjetet sociale shihet se sivjet ishte ndër më të angazhuarat këngëtare, aty ku përsëri shihet pranë Ilriit.

Siç mund ta vëreni jeta bashkëshortore e saj dallon, për të mos thënë dhe ka veçanti.

E kësaj padyshim që i thuhet: shok i jetës, shok i suksesit, i lumturisë dhe i gëzimit. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË