Gili dhe Ilir Berani përbëjnë çiftin më të dashuruar dhe më të lumtur.

Ata çdo herë i shohim bashkë në evente, organizime, ndeja e ahengje të ndryshme, pasi janë të adhuruar dhe të ndjekur nga të gjithë, shkruan Kosovarja.

Afërsia dhe dashuria që kanë ndaj njëri tjetrit , kanë bërë që të jenë shembulli më i mirë, për një audiencë e tërë e sidomos për gjeneratat e reja.

Në fakt, edhe sot vazhdojnë kështu, ku përkundër angazhimeve që kanë, përsëri i gjejmë një krahët e njëri tjetrit, duke lënë mbrapa një lakmi të madhe e një zili të fortë.

Veçanërisht me fotografinë e sotme ata ia vendosën pikën kësaj pune, ku me veshjen dhe stilin e tyre edhe një herë dëshmuan se janë të pazëvendësuar, të pashoq e mbi të gjitha më të bukurit në estradë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË