Edhe pse ajo bën një jetë luksoze, Emina Çunmulaj njihet për modestin që ka e që nuk heziton ta tregojë haptazi.

Modelja e njohur së fundi ka qëndruar në Kosovës ndërsa pas vizitës edhe në vendlindje ajo i është kthyer përditshmërisë së saj.

Emina së fundi në InstaStory ka ndarë më ndjekësit një foto teksa shihet në shtrat e rrethuar me trëndafila të kuq, por më vonë ajo ka treguar se jeta e Instagramit ndalon shumë nga ajo e jetës reale.

Në foton e parë ajo tregon se si vajzat e saj luajnë me trëndafilat dhe Eminës i duhet të kujdeset për to.

Ndërsa fotografia e dytë tregon jetën ‘perfekte’ të Instagramit, një vajzë të ëmbël që zgjohet e rrethuar me trëndafila.


Kujtojmë që Emina është e martuar me miliarderin Sam Nazarian dhe ka dy vajza./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË