Pavarësisht se është ndër modelet më të njohura në botë, Emina kënaqet edhe me gjëra të thjeshta.

Modelja me origjinë shqiptare që jeton dhe vepron në SHBA, është kthyer në vendlindjen e saj për disa ditë pushimi, shkruan lajmi.net.

Ajo ishte shumë aktive, duke ndarë imazhe dhe video të ndryshme nga vendi ku është rritur, por ndër fotografitë më të veçanta ishte ajo ku modelja shihet bashkë me babain, duke mbledhur qepë nga oborri.

34-vjeçarja la këtë shkrim pranë fotos: “Jeta e thjeshtë. Me babain tim duke zgjedhur dhe pastruar qepët e njoma për të bërë lakror”.

Kujtojmë se Emina është e martuar me biznismenin Sam Nazarian dhe është nënë e dy fëmijëve.

MUND TË JU PËLQEJNË