Emina Cunmulaj ka vazhduar me pushimet dimërore, por në vendet tropikale dhe ekzotike.

Modelja shqiptare tash e sa vjen bën karrierë dhe jeton përtej oqeanit Atlantik, SHBA.

Bukuroshja jonë ka zgjedhur që ndërrimin e motmoteve ta kalon me familjen në plazhet fantastike të Bahamas.

Ajo po shoqërohet nga dy të bijat si dhe bashkëshorti, Sam Nazarian, i cili është afarist i suksesshëm në Shtetet e Bashkuara.

Zeshkania ka publikuar disa imazhe në llogarinë personale në Instagram teksa ka treguar se për një foto ka rrezikuar paksa të lëndohet.

“Nuk duhej asnjë filtër. Bahamas. Shkëmbi ishte kaq i thepisur, sa që po më vriste duke u përpjekur për të realizuar këtë fotografi. Bukuria është dhimbje”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Ndryshe, Emina është edhe filantrope teksa gjatë vitit që lamë pas ka ndihmuar disa familje në nevojë në Shqipëri.

MUND TË JU PËLQEJNË