Modelja shqiptare, Emina Cunmulaj, është shumë aktive në rrjetin social Instagram.

Emina Cunmulaj ka filluar pushimet me bashkëshortin e saj, Sam Asghari, në bregdetin turk.

Në llogarinë e saj në Instagram, Çunmulaj ka publikuar një video në një anije duke kërcyer me hitin e ri të Capital-t dhe Elvana Gjata “Fustan”.

Përveç se kjo këngë është pëlqyer shumë nga publiku shqiptarë dhe ka pasur një sukses të madh, duket se edhe modeles së njohur i ka pëlqyer.

Ish modelja Emina Çunmulaj ka vite që është martuar dhe tashmë ka dy vajza, Ella dhe Mia./GazetaBlic

MUND TË JU PËLQEJNË