Modelja e njohur, Emina Çunmulaj, prej disa vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka krijuar edhe familjen e saj.

Edhe pse prej vitesh larg vendit të saj, Emina qëndron pranë fansave nëpërmjet rrjeteve sociale.

Modelja është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku poston momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Sot, Emina ka zbuluar se bashkëshorti i saj, Sam Nazarian, feston ditëlindjen e tij të 44.

Ajo ka publikuar një foto në “Instagram”, ku shfaqet e përqafuar me të shoqin dhe shprehet se nuk mund të ishte më e bekuar se kaq me mashkullin që ka në jetën e saj, shkruan Panorama.

“Dashuria ime, gëzuar ditëlindjen! 44-a duket shkëlqyeshëm tek ti! Sa me fat jam që të kam për të qeshur pothuajse çdo ditë, gjithmonë të ndihem rehat për të qarë në shpatullën tende dhe e bekuar të kem dashurinë tënde. Dua ta jetoj përgjithmonë jetën kështu”, shkruan Emina krahas fotos.

Çunmulaj nuk ngurron asnjëherë që t’i shprehë publikisht dashurinë bashkëshortit të saj.Ajo herë pas here publikon foto me Sam dhe shpreh vlerësimin e madh që ka ndaj tij.Ata janë prindër të dy vajzave.

MUND TË JU PËLQEJNË