Modelja shqiptare Emina Çunmulaj është një nga personazhet shqiptar më të dashur në Instagram. Kjo jo vetëm për faktin se pavarësisht pasurisë marramendësse ë saj vijon të jetë një person i thjesht por edhe për lidhjen e saj me ndjekësit. Ajo poston shumë nga përditshmëria e saj por duket se Instagrami tashmë ia ka sjellë në majë të hundës dhe po mendon seriozisht ta mbyll.

Ajo ka postuar disa video në Instastory ku po drejton makinën dhe shprehet se ky vendim ka lidhje m disa komente negative që vijnë në drejtim të vajzave të saj e kjo është e patolerueshme për modelen.

“Unë jam e çmendur dhe shumë mbrojtëse kur vjen puna tek fëmijët e mi. Ti je aty dhe fshihesh pas një profile fals duke shkruar për vajzat e mia dhe mendon se kë gjithë të drejtën e botës të thuash çdo gjë të keqe për to. Unë uk e di kush je apo si dukesh, por edhe nëqoftëse je shumë i madh apo shumë i vogël unë do ta nxija jetën në maksimum përpara 1 milion njerëzve.”

Gjithsesi ajo edhe pse i uron një jetë patetike ashtu siç e meriton një person i tillë shprehet se i vjen keq për të dhe këtë e mendon një anë tjetër e saj e cila thellë thellë ndjen vetëm keqardhje për persona të tillë.

MUND TË JU PËLQEJNË