Remzie dhe Nexhat Osmani i dhuruan spektakël publikut për vite me zërin e tyre të mrekullueshëm.

Dyshja vëlla e motër, kanë një karrierë të gjatë në skenën muzikore, dhe janë ndër zërat më të pëlqyer për publikun, shkruan “Kosovarja”.

Ata poashtu janë ndër më të kërkuarit për dasma e ahengje të ndryshme familjare.

Dihet se karriera e tyre nisi në moshë të re, e derisa kaluan dekada që nga ajo kohë këngëtarët përveç karrierës krijuan edhe familjet e tyre.

E sonte në familjen e tyre ka festë, konkretisht babai i Remzies e Nexhatit po feston ditëlindjen e tij të 80-të.

Me këtë rast ai ka marrë urime të shumta nga fëmijët, nipërit e mbesat. E veçanta e kësaj feste ishte ëmbëlësira e ditëlindjes me gjethe të personalizuara.

Në secilin gjeth janë shkruar emrat e secilit anëtarë të familjes së tyre të  madhe. Shikojini pamjet/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË