Nexhat Osmani është një këngëtar i suksesshëm i cili ka një karrierë të bujshme në skenën muzikore.

Ai njëherish është edhe vëllai i këngëtares së njohur Remzie Osmanit me të cilën kanë bashkëpunim të shumta , shkruan “Kosovarja”.

Sa i përket jetës private, ai gëzon një jetë të lumtur bashkëshortore me gruan e tij Xhevahiren dhe tre fëmijët e tyre.

Jo rrallë çifti janë pjesë e mediave rozë, të cilët janë aktiv në rrjetet sociale ku publikojnë aktivitetet familjare.

E kohën e karantinimit dyshja e njohur po e shfrytëzojnë për të bërë gjëra të veçanta.

Mungesën e skenës muzikore Nexhati nuk po e ka edhe shumë gajle, pasi që nuk e ka problem të këndoi live edhe në shtëpi.

Disa këngë të bukura me sharkia ai po i këndon veç për qejfin e bashkëshortes.

A ka më mirë ?./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË