Sa herë që lanson këngë godet në shenjë.

Flasim për këngëtaren më të dashur dhe të popullarizuar të vendit Shyhrete Behlulin.

Karshi karrierës të gjatë muzikore të kësaj ikone të muzikës popullore edhe fjalët janë të varfra për të përshkruar influencën e saj tek publiku mbarëshqiptar, shkruan “Kosovarja”.

Këngët dhe muzika e saj qofshin edhe të fillimit të karrierës apo këto që lanson sot dëshmojnë se këngëtarja e dashur zor që mund të ketë dikë që ta zëvendësojë.

Dy projektet e saj të fundit me të cilat i dha një goditje skenës muzikore ishin ajo dedikuar nënës me titull “Për ty e vetmja” si dhe bashkëpunimi me renë e saj me titull “Për ty Nexhmije”, të duartrokitura e mirëpritura me shumë zemër nga publiku.

Por, nuk u ndal me kaq.

Së fundi Shyhretja gjen edhe mënyrën më të bukur se si ti uroni të dashurit tuaj në ditën e tyre të veçantë me këngën e saj “Ditëlindja”.

Një këngë e bukur dhe unike ashtu siç di të sjellë vetëm e madhja Shyhrete Behluli./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË