Kaluan disa javë që kur çifti më i dashur për publikun Robert Berisha dhe Nora Istrefi i dhanë fund martesës së tyre nga e cila kanë edhe një vajzë.

Dashurisë dhe përjetimeve 13 vjeçare u erdhi fundi atëherë kur askush se priste, shkruan “Kosovarja”.

Kur je fytyrë publike pas ndarjes është e pamundur  që të mos bëhesh çamçakëz në gojët e të tjerëve, duke kthyer të gjithë sy e vesh nga jeta jote.

Kështu Roberti u përfol se është në lidhje me një modele e Nora me një avokat. Përderisa Roberti i demantoi Nora vendosi të heshtë.

E heshtja e Norës siç duket ka një përgjigje. Ajo është duke shijuar jetën e saj sa në Turqi sa në vendlindje.

Sot këngëtarja ka sjellë disa imazhe duke na lënë pa fjalë me dukjen e saj, madje kjo paraqitje e saj e shtyu edhe Robertin ‘t’ia bëj ‘like’.

A do të thotë kjo se këngëtari ende ndjen diçka për të apo thjesht po e përmbush premtimin e tij se do ta mbajë gjithmonë në zemër./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË