Këngëtari i njohur Robert Berisha vazhdon të pëlqehet nga publiku. Vitin që lamë pas ai dhe ish bashkëshortja e tij Nora Istrefi u kthyen në personazhet më të komentuara.

Kjo për shkak se ata i dhanë fund lidhjes së tyre 13 vjeçare, madje duke pas edhe vajzën e tyre në mes, shkruan “Kosovarja”.

Roberti jo rrallë herë ka ngritur zërin rreth çështjeve të ndryshme të vendit.

Edhe së fundmi, ai ka sjellë ca pamje nga njëri prej konvikteve- karantinë ku papastërtia shihen nën nivelin e duhur.

Ai madje me këtë i ka bërë replikë ironizuese edhe ministrit me një ‘Bravo’./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË