Këngëtarja Nora Istrefi ka thyer rekord me këngën e saj “Ana”, këngë që po pëlqehet nga i madh e i vogël.

Me tu dëgjuar teksti i saj, lindën dilemat se arsyeja e ndarjes nga Roberti mund të jetë tradhtia e Robertit më ndonjë ‘Anë’, shkruan “Kosovarja”.

E pyetur në një intervistë nëse ka pasur një ‘Ana’ në jetën e saj, Nora e ka mohuar duke thënë se nuk është e vërtetë.

Por, që në anën tjetër nuk po del edhe të jeta bash ashtu.

Roberti u përfol shumë për ish-lidhjen me Jessica Kadiun, modelja shqiptare e cila nuk ka shumë javë që pranoi se ishte në lidhje pas shumë mohimeve në fillim.

Ajo tregoi se u ndanë me Robertin dhe se lidhja e tyre kishte filluar pas ndarjes nga Nora.

Mirëpo, faktet po e thonë të kundërtën. Nga pëlqimet që iu ka bërë Robertit posteve të saja, ata del të jenë në shoqëri apo edhe në lidhje që nga 2018-a.

A do të thotë kjo se Jessica, është ‘Ana’ e Norës?/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË