Këngëtarja e njohur Miriam Cani është në pritje të ëmbël. Në koncertin recital të Albanit në Prishtinë, Miriami dha lajmin e bukur se do të bëhet për herë të dytë nënë.

Me siguri këngëtarja tashmë është në muajin e 6-të të shtatzënisë.Ajo ka preferuar që këtë periudhë ta shijojë pa publikuar shumë foto gjatë pritjes së ëmbël.

Edhe ato pak foto që ka postuar ka qenë me kurriz, ose ka veshur rroba të gjera për të mos u dukur shumë.

Gjithsesi, sot ajo ka postuar në Instastory një foto teksa qëndron e ulur dhe barku i rrumbullakosur, nuk mund të fshihet më. Pa grim, me syze, me nurin e shtatzënisë, Miriami duket e qetë në këtë periudhë të ëmbël të jetës së saj.

MUND TË JU PËLQEJNË