Pas ndarjes nga bashkëshorti më të cilin edhe ka një djalë, modelja e njohur Adrola Dushi ka qenë shumë e komentuar në media për jetën e saj private.

Ndonëse ajo në intervista të ndryshme ka deklaruar se ajo është ende single dhe se meshkujt tremben prej saj, pak kohë më parë qarkulloi se lajmi se ajo ishte në lidhje me një model të njohur në Amerikë të quajtur Pavllo Zengo.

Mirëpo, lidhur me këto lajme ajo nuk reagoi dhe në një intervistë të fundit në emisionin “E diell” la të kuptohej se është beqare.

Megjithatë, të gjithë janë të habitur teksa pak minuta më parë bukuroshja shqiptare ka publikuar një foto në krahë të aktorit dhe modelit, ku pranë i ka bërë një dedikim romantik.

“Gëzuar ditëlindjen zemra ime”, ka shkruar Adrola pranë fotos duke ngritur kështu dyshime se mund të ketë lindur një histori dashurie.

MUND TË JU PËLQEJNË