Modelja shqiptare Adrola Dushi ka qenë përherë një ndër personazhet më të komentuar në media.

Jeta e saj private, divorci nga bashkëshorti, por edhe aludimet për një lidhje të re e kanë bërë Adrolën të ketë vëmendjen e të gjitha mediave rozë.

Pak kohë më parë, u përfol se Adrola kishte nisur një lidhje të re me një model të njohur në Amerikë të quajtur Pavlo Zengo, me të cilin vazhdimisht publikon foto dhe gjithashtu nuk mungojnë dedikimet dhe komentet e shumta mes tyre.

Mirëpo, së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për “Thumb” ku e pyetur nga gazetari për lidhjen e saj me Pavlon, Adrola ka mohuar gjithçka.

MUND TË JU PËLQEJNË