E veçantë në muzikë e në stil, kjo është këngëtarja e dashur për publikun Gili.

Të paharruara mbesin këngët e saj qysh nga fillimi i karrierës, por sigurisht që publiku e kujton dhe veshjen unike dhe madhështore të Gilit në çdo paraqitje, shkruan “Kosovarja”.

Glamuroze shfaqet çdoherë në daljet para publikut, ku dallohet për stilin e saj dhe fustanet që zgjedh me shumë kujdes.

Përrallore si Gili nuk duket asnjë tjetër, kjo pasi shija e saj shkon më tej. Duket sikur Gili është e fiksuar pas këtyre veshjeve ku përveç që duket madhështore, sigurisht edhe këngëtarja ndihet rehat dhe komode.

Ska si të jetë më bukur edhe këtë herë me fustanin e gjelbërt plotë shkëlqim. Askush si Gili!/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË