Modelja shqiptare me famë botërore Emina Çunmulaj është mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo ka arritu të fitojë zemrën e ndjekësve të saj për shkak të thjeshtësisë që e karakterizon edhe pse është e martuar me miliarderian iranin Sam dhe bën një jetë shumë luksoze.

Pak orë më parë Emina ka postuar në Instagram një foto ku duket bashk me bashkëshortin e saj në një vend malor me borë dhe komentet kanë qenë të shumta e një prej tyre shkruan:

“Ka ndryshuar përralla është bërë ‘E bukura dhe pasaniku’

Emina pasi e ka parë komentin kishte edhe një përgjigje për ndjekësin në një mnëyrë origjinale dhe të drejtëpërdrejte.

“Do që të jesh ti me të bukurën dhe të jesh pasanik por smundesh të jesh vëlla. Shko bëj muhabet si gratë e këqija dhe gjej ndonjë punë se i thave kafet e lagjes duke pirë kafe gjithë ditë”- ka përfunduar komentin modelja.

Kjo nuk është hera e parë që kanë ardhur komente të tilla dhe Emina nuk ka nguruar t’i kthejë përgjigje.

MUND TË JU PËLQEJNË