Remzie Osmani është këngëtare e pazëvendësueshme dhe e pakrahasueshme në estradën kosovare.

Kjo për faktin që gjithmonë ka sjellur këngë të bukura, e ka trajtuar tema të veçanta, duke prekur në zemrat e secilit, shkruan Kosovarja.

Projektet dhe paraqitjet e saj magjike, e kanë bërë të dalluar dhe të veçantë, për atë që është dhe është prezantuar gjithnjë.

Vlerësimi dhe duartrokitjet e publikut që janë dëgjuar ngado nga bota, vetëm sa kanë shkuar dhe i kanë dhënë vullnet Remzies për të punuar e për të mos u dorëzuar.

Por, mbi të gjitha ka pasur përkrahjen e familjes së saj, e mbi të gjitha të bashkëshortit të saj Halilit.

Gjithmonë e ka mbështetur dhe ka qenë me të, andaj gjithmonë i kemi parë së bashku kudo që kanë shkuar.

E sidomos në pushime e shtëitje të ndryshme i kemi parë të pashkoqshëm, ashtu sikur këtë herë që ndodhen në disa ditë pushimi.

Nga atje po publikojnë imazhe e video nga më të bukurat, duke u prezantuar edhe si çifti më i bukur.

Disa prej tyre iu prezantojmë në vijim. /Kosovarja/


MUND TË JU PËLQEJNË