Ajo gjatë do të mbetet në kujtesën e adhuruesve shqiptarë të saj.

Në moshën 26 vjeçare ajo ishte bërë mjaft e njohur dhe e pëlqyer në mbarë botën. Kjo falë rolit të saj mjaft mbresëlënës në serialin “O’Clone”.

Bëhet fjalë për protagonisten kryesore të serialit, Giovana Antonellin apo “Zhaden”, e cila me rolin e saj ka rrëmbyer zemrat e shumë njerëzve, kudo ku është transmetuar seriali.

Aktorja tani ka 43 vjet, por nga imazhet që ka publikuar për ndjekësit e saj në instagram duket shumë më e re në pamje.

Ajo në përditshmëri vishet mjaft bukur dhe me stil. Kjo shihet nga imazhet e shumta që aktorja i ka publikuar në instagram për 12 milionë e 300 mijë ndjekësit e saj, nga të cilët po merr komente dhe pëlqime të shumta.

Giovanna Antonelli ka lindur në 18 mars të vitit 1976 në Rio de Janeiro, Brazil.

MUND TË JU PËLQEJNË