Emri i saj gjatë do të mbahet mend.

Ajo ka qenë ndër personazhet mjaft të ëmbla dhe të dashura për publikun në serialin “Clone”.

Ndonëse e re në moshë, ajo ka arritur që të fitojë zemrën e publikut, kudo që është transmetuar seriali.

Fjala është për aktoren e njohur braziliane, Carla Diaz, e cila për publikun njihet me rolin e “Hatixhes” apo vajzes së Zhades. Në kohën kur është xhiruar seriali, aktorja ka qenë në moshën 10-11 vjeçare, ndërsa tani ajo i ka 28 vjet.

Aktorja siç ka qenë e ëmbël dhe simpatike në serial, ashtu duket të jetë edhe sot.

Ndonëse me pamje krejtësisht ndryshe, Carla është mjaft e bukur dhe tërheqëse. ”Clone” ka qenë telenovelë braziliane që ishte zhvilluar në Rede Globo nga 1 tetori i vitit 2001 deri më 14 qershor të vitit 2002.

Më poshtë shihni disa imazhe të aktores, e cila i ka ndarë në instagram, ku numëron 2 milionë ndjekës.

MUND TË JU PËLQEJNË