Një vajzë 19 vjeçe është kritikuar nga të huajt për mos depilimin e qimeve të trupit.

Macey Duff, 19 vjeç, nga Nevada, e cila filloi të depilonte këmbët dhe nën sqetullat në moshën dhjetë vjeç, tha që ndjehej e kushtëzuar për ta bërë këtë nga shoqëria.

Valltarja kaloi gjashtë vjet duke u ndier e turpëruar, duke mos lënë qimet e trupit të rriten nga frika se mos talleshin të tjerët.

Në vitin 2016, kur ajo u transferua në Hawaii me familjen e saj pasi babai i saj kishte një ofertë pune, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Motra e saj Ally, 19 vjeç, vuri në dukje një grua të veshur me një kostum noti, duke treguar këmbët e trasha dhe të pa depiluara në plazh.

Pas disa muajsh ajo pa në Instagram një grua tjetër e cila poashtu urrente kaq shumë të depilohej vazhdimisht.

Ajo zbuloi se ishte fillimisht një sfidë, sepse ndihej e frikësuar nga reagimi i publikut.

Sidoqoftë, adoleshentja nuk është penduar dhe pranon që ajo rriti një lidhje personale me trupin e saj, ndërsa gjithashtu mësoi të pranonte veten për atë që është.

Gjatë rrugëtimit të saj, ajo ka marrë shumë kritika mbi vendimin e saj për t’i lënë qimet e trupit të rriten dhe madje ka pasur të huaj që t’i afrohen asaj për të shprehur neverinë e tyre. /Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË