Këngëtari i njohur Mehdin Përgjeqaj po ndryshe Meda, po vazhdon të jetë po aq i dashur për publikun kosovar, ashtu siç ishte në fillim.

Këngët e tij me tu lansuar janë pëlqyer e stërpëlqyer, duke u shndërruar menjëherë në hite, shkruan “Kosovarja”.

Përveç karrierës së tij të bujshme e të suksesshmë muzikore, ai gëzon edhe një jetë të lumtur bashkëshortore e familjare.

Ai dhe bashkëshortja e tij Lulja janë prindër të katër fëmijëve, tre djemve dhe një vajze.

E pikërisht sot, vajza e tyre e hasretit Rejhana, festoon ditëlindjen e saj të 6-të, andaj Meda nuk ka hezituar duke e uruar me disa fjalë që ka emocionuar secilin prind që ka vajzë.

Sot, gezimi yne i shpise, vajza jone Rejhana feston ditelindjen e 6-te.
Rejhana, bija ime, hasreti i shtepise, babi te uron gjitha te mirat e kesaj bote, festofsh edhe 💯 vite te tjera, e u gezofsh gjithe jeten ashtu sic na ke gezu e na gezon mua e Lulen cdo dite te lumtur te kesaj jete.
Nuk eshte rastesi thenia kush ka vajza boten ka, vertete eshte ashtu pa perjashtuar edhe dashnine e djemve,por vajzat jane me te vecanta per prinderit. Kukulla ime, princesha e babit, kaqurrelja ime, knaquni sonte, babi ju don shume, shume krejtve”, shkruan Meda duke uruar princeshën e tij Rejhanen./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË