(E, cilët janë ata, shkruan “Kosovarja”).

Djali i Gilit gati për martesë
Robert Berani u bë i njohur që në fëmijëri të hershme dhe jo pa arsye. Ai është i biri i dy personazheve shumë të njohur për publikun shqiptar, Gilit dhe Ilir Shaqirit.

Djali i Gilit, Roberti, në fëmijërinë e hershme nisi të merrej edhe me muzikë, por shpejt e la, për të mos iu kthyer më.

Sot Roberti shpesh përflitet në media për jetën e tij private. Pa dyshim, është në listën e “beqarëve të dëshiruar”.

Lum Salihu merr vëmendjen e vajzave
Thuajse të gjithë anëtarët e familjes së Shyhrete Behlulit tashmë janë të famshëm dhe publiku i njehë mirë. Vajzat e djemtë e këngëtares ndiqen me kureshtje nga publiku.

Pa vëmendje nuk është as Lumi, djali i vogël i Shyhretes, i cili është pika e saj e dobët. Këtë e ka thënë vetë këngëtarja. Lumi bën jetë luksi dhe ndiqet nga shumë vajza në rrjete sociale.

Ai është në të 20-at, gati për lidhje. Aktualisht thuhet të jetë beqar.
Vajza, gati për aksion!

Dëshira e Mihrijes e Naimit për Platorin
I biri i Naimit dhe Mihrijes ka provuar disa herë suksesin në skenën e muzikës. Qysh në fëmijëri emri i tij gjeti shpesh vend në media, e edhe sot përmendet kohë pas kohe.

Platori është gjëja më e çmuar për çiftin e famshëm Naim Abazi e Mihrije Braha, të cilët do të donin që i biri të kishte fat edhe në dashuri. Disa herë është folur për jetën private të Platorit.

Megjithatë, statusi i tij publik është ende beqar.

Djali i pashëm i Afrim Muçiqit
Futbollisti, Alban Muçiqi, është i biri i këngëtarit Afrim Muçiqi. Ai është djali i dytë i këngëtarit të famshëm të muzikës popullore dhe njihet si një nga djemtë e pashëm të futbollit.

I talentuar, i pashëm, bir këngëtari, por ende “zemër e vetmuar”.

Albani është nga ata persona që nuk hapen shumë dhe që me fanatizëm e ruan jetën private.

Gjithsesi, i biri i Afrim Muçiqit hynë në listën e ngushtë të beqarëve të dëshiruar. N. N. /Kosovarja/

alban muqiqi

MUND TË JU PËLQEJNË