Blogerja Armina Mevlani është e fejuara e Shkëlzen Berishës apo thënë më mirë reja e ish- kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës, shkruan “Kosovarja”.

Ajo u bë e njohur si blogere dhe fashioniste ku rrëmbeu tërë vëmendjen e publikut me stilin e saj të veshjes.

 

Duke qenë tani anëtare e re e familjes Berisha nuk ka mundësi të mos përfolet në media, ajo kohët e fundit është mediatizuar po aq shumë saqë përcillet me mjaft interesim.

Në tetor të këtij viti, pas shumë viteve bashkëjetese ajo dhe Shkëlzeni zyrtarizuan lidhjen e tyre duke e kurorëzuar me fejesë.

Por, këtu ka diçka që na është bërë si halë në sy. Përderisa lidhja tyre është zyrtare madje edhe janë të fejuar pse Armina nuk ka fotografi së bashku më të fejuarin e saj?

Përkundrazi, Shkëlzeni është ai i cili e ka të stërmbushur profilin e tij me imazhe të ndryshme me të fejuarën e tij.

Atëherë, pse ky gjest nga Armina?./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË