Në prill të këtij viti bëri bujë sherri virtual mes Rezarta Shkurtës dhe Shkëlzen Berishës.

Shkak i këtij sherri u bë një postim nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Shkëlzeni e Rezarta nuk i kursyen ofendimet ndaj njëri-tjetrit.

Megjithatë disa muaj pas këtij sherri duket se raportet mes dy familjeve janë rregulluar.

Rezarta ishte mbrëmjen e djeshme e shoqëruar nga Ermali në premierën e filmit “Falco” të Bes Kallakut.

Aty Rezarta u fotografua nga “Blitz.al” duke u përqafuar e duke biseduar me Arminën, të fejuarën e Shkëlzenit.

Dy vajzat dukeshin shumë të afërta me njëri-tjetrën dhe biseduan për pak. Vëmendje tërhoqën edhe veshjet e tyre shumë elegante.

MUND TË JU PËLQEJNË